Në Angli thonë se Kejni shikon veten në pasqyrë tek Levandovski

Kanë kaluar 8 vjet që kur ndodhi, dhe pavarësisht thyerjes së zemrës që u dha tifozëve në Dortmund, Robert Levandovski arriti gjithçka deshi më pas. Një lëvizje fatlume, pra. Sulmuesi polak ishte 25 vjeç, sapo kishte humbur finalen e Championsit dhe dëshironte ta fitonte me çdo kusht. Kush mund ta gjykojë që braktisi Borusian për Bajernin, kur më parë ishte larguar shumë më i ri nga Polonia e tij e shtrenjtë?

Harri Kejn është sot dy vjet më i madh sesa Leva ishte në 2013, dhe në moshën 27-vjeçare ende nuk ka fituar asgjë në karrierë. Levandovski të paktën fitoi 2 tituj të Bundesligës, kupë e superkupë në Dortmund, ndërsa ai aspak tek Totenhemi. Duket se koha e reflektimeve po merr fund, dhe po vjen momenti i vendimit. Kapiteni i Anglisë me shumë gjasë do të zgjedhë skuadrën e tij të re që mund të jetë Mançester Siti, Mançester Junajtidi apo ndoshta edhe Liverpuli, sepse vështirë të shkojë tek Reali apo Barcelona. Me gjasë, përveç golave që i ka kujdes vetë, do të nisë të fitojë edhe trofetë.

Sfidanti.al