Liverpul, kë vëzhgove në Norvegji-Turqi, dhe kush ta mbushi mendjen!

Emri i parë në krye të listës së Jurgen Klopit ishte Konate i Lajpcigut, dhe shumëkush nisi të pyeste se çfarë pëlqeu trajneri i Liverpulit tek mbrojtësi i ri francez që dëmtohet pak si tepër shpesh. Gjithsesi, duket se tekniku gjerman ishte vetëm në fillimet e “ofensivës” së tij “verore”. Të dërguarit e tij ishin në stadium në ndeshjen Norvegji-Turqi të eleminatoreve të Botërorit, dhe mendimi i përgjithshëm ishte që Klopi po i jepte sinjale Erling Halandit. Gjithsesi, më pas doli se plani kishte ndryshuar rrugës. Pra, sulmuesi norvegjez ishte në shënjestër, por gjatë ndeshjes spikati dikush tjetër. Ky ishte portieri i Turqisë, Urgaxhan Çakir që bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 3-0. Pritet që Liverpuli të ofrojë 16 milionë euro për kartonin e lojtarit të Trabzonsporit. Ai është vetëm 20 vjeç, por premton shumë dhe Klopi dëshiron të ketë një tjetër portier të nivelit të lartë përveç Alison Bekerit.

Sfidanti.al