Kina, Jiangsu përjashtohet nga kampionati

Nuk ka asnjë shpëtim në ekstremis; Jiangsu FC, klubi që ishte në pronësi të Suning nuk është pranuar në kampionatin kinez në sezonin e ardhshëm. Skuadra kampione e vendit  ndërpreu cdo aktivitet që në fund të muajit shkurt për shkak të vështirësive financiare.

Në këtë mënyrë, Jiangsu FC, pas vendimit të Suning për të shkrirë skuadrën do të lërë kampionatin dhe do të zëvendësohet nga Cangzhou Mighty Lions. Përvec Jiangsu janë edhe 5 klube të tjerë profesionistë në Kinë që nuk janë regjistruar për sezonin e ardhshëm , nga gtë cilët 3 në divizionin e dytë dhe 2 në divizionin e tretë.

Sfidanti.al