Turqia bën hapa prapa në vendimin e saj. Vetëm pak orë pas njoftimit për lejimin e 10 mijë tifozëve në stadium për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022 me Letoninë, autoritetet në vend ndryshuan mendje duke bërë të ditur se ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit do të luhet me dyer të mbyllura.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Anadolu që nënvizoi se qeveria turke mund të marrë masa të tjera kundër Covid-19 dhe se tani mund të rrezikohet lejimi i hyrjes në stadium i një numri të kufizuar të tifozëve.
Sfidanti.al