Champions League, gjatë javës do miratohet formati i ri

Formati i ri i Ligës së Kampioneve që do të hyjë në fuqi në vitin 2024 mund të miratohet javën e ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja portugeze ‘A Bola’ duke specifikuar se sipas presidentit të Ligave  Evropiane, Lars Christer Olsson, miratimi përfundimtar do te jetë të mërkurën gjatë një takimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA.

Detajet janë ende për t’u përcaktuar, por pritet që të  miratohen një ditë më parë gjatë mbledhjes së Komisionit të Garave për Klube të drejtuar nga Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes.

Formati i ri i Ligës së Kampioneve, frut i një kompromisi mes UEFA dhe ECA parashikon lamtumirën e fazës së grupeve dhe do të zëvendësohet nga i ashtuquajturi ‘modeli zviceran’që bazohet në formatin që përdoret në kampionatin helvet. Do të jenë 36 skuadra, 4 më shumë se në formatin aktual, që do të luajnë 10 ndeshje; 5 në shtëpi dhe 5 në transfertë, gjithnjë me kundërshtarë të ndryshëm dhe me një kalendarë të përpiluar në bazë të një ndarje në vazo. Tetë skuadrat me më shumë pikë të grumbulluar në klasifikim kalojnë në 1/8 e finaleve. Skuadrat nga vendi I 9 deri në të 24 do të luajnë playoff për 8 vendet e tjera. Më pas faza me eliminim direkt do të zhvillohet në formatin aktual

Sfidanti.al