Kapiteni nuk ka dëshirë të largohet nga stadiumi “Maradona”, e po ashtu klubi e di se ai është thuajse i domosdoshëm. E tillë gjendja rreth Lorenco Insinjes dhe Napolit, por gjithsesi nuk ka asnjë shenjë se të dyja palët po bien dakord për kontratën e re. Presidenti De Laurentis po bën presion me ofertën “përfundimtare”, 3 milionë euro në sezon për 5 vjet plus shpërblimet, ndërsa Insinje dhe agjenti i tij nuk kanë dhënë përgjigje. Nëse puna shkon deri në verë mund të ketë edhe ndarje, por nuk është e lehtë që të ndodhë. Mediat italiane thonë se sulmuesi është tepër i lidhur me tifozët, me skuadrën dhe me qytetin, dhe se dëshiron ta mbyllë karrierën tek Napoli. Nga ana tjetër, De Laurentis kërkon 60-70 milionë euro për kartonin e tij, por kriza financiare në Europë është e tillë që vështirë se dikush do të japë kaq para.
Sfidanti.al