E ardhmja e Cristiano Ronaldos po diskutohet si në Itali ashtu edhe në Spanjë nga ku vijnë edhe lajme të reja. Sipas të përditshmes ‘Marca’, Jorge Mendes, agjenti i futbollistit ia ofroi klientin e tij Realit të Madridit, por Los Blancos e refuzoi këtë propozim pasi kanë ide të tjera për merkaton e transferimeve.
Klubi merenges do të kërkojë të sjellë në kryeqytetin spanjoll një sulmues, por sforcot do të jenë për Kylian Mbappe apo Erling Haaland, kështu që kthimi i Ronaldos për momentin nuk është prioritet.
‘Marca’ flet me siguri për dëshirën e Ronaldos për t’u kthyer te Reali i Madridit që nga viti 2020 kur shkoi në Bernabeu për të ndjekur El Clasicon dhe mbeti i prekur nga pritja që i bënë tifozët e Realit të Madridit. Përpara disa javësh, Mendes u bëri ofertën madrilenëve, por këta të fundit kanë të tjera plane. Vetë Ronaldo e di që kthimi i tij në Madrid është thuajse i pamundur, megjithatë i kërkoi agjentit të tij të bëjë tentativën.
Ndërkaq Juventus nëpërmjet Paraticit dhe Nevded bëri të ditur se Ronaldo është në qendër të projektit të klubit bardhezi jo vetëm për shkak të kontratës që do edhe një vit përpara se të skadojë.
Sfidanti.al