Më shumë doktorë në futboll, rrezikon jetën lojtari i Atletikos

Shumëkush që e njeh thelbin thotë se sporti profesionist është vrasës. Jo vetëm për substancat e ndaluara që mund të përdoren dhe që jo gjithnjë kontrollohen për t’u gjetur, por edhe për sforcimin e skajshëm për të arritur rezultatin dhe shpesh ndodh që lojtarët të jenë në skaj të jetës. Një moment tmerri u kalua në stërvitjen e Atletikos së Madridit ku futbollisti Musa Dembele u rrëzua përtokë dhe mbeti i shtrirë, aq sa u deshën të vraponin mjekët për ta përmendur. Ish-lojtari i Lionit dhe ish-lojtari i Sëlltikut u mor vesh se kishte pasur ulje të tensionit në gjak. Më pas, ai e la stërvitjen dhe shkoi në shtëpi e tani është mirë, por gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen. Dhe jo vetëm me të, por edhe me ndonjë tjetër.

Sfidanti.al