Chelsea, Thiago Silva dhe Rudiger rinovojnë kontratat e tyre

Thiago Silva është gati të rinovojë kontratën me Chelsea edhe për një sezon tjetër.Mbrojtësi brazilian që u transferua në Stamford Bridge me parametra zero, nën drejtimin e Thomas Tuchel ka dhënë shumë garanci në repartin e prapavijës duke u kthyer në një nga futbollistët titullarë të Bluve të Londrës. Sipas të përditshmes ‘Daily Express’, Chelsea duket se ka vendosur të ushtrojë klauzolën për rinovimin e kontratës së Thiago Silvas.

Por bashkë me Thiago Silvan, duket se do të rinovojë kontratën e tij edhe Antonio Rudiger. Edhe ky pas një periudhe I lënë në harresë, e ka rifituar vendin në formacionin bazë të Chelseat që pas ardhjes së Tuchel në pankinën e Bluve të Londrës në vend të Frank Lampard

Sfidanti.al