Trajneri zviceran me përvojë, Otmar Hitcfeld, konsideron se Bajerni do ta ketë të vështirë që të gjejë zëvendësues për Arien Robenin dhe Frank Riberinë. Këta të dy futbolllistë, më fakt, pak kohë më parë, i vazhduan kontratat me ekipin, por, sidoqoftë, është e qartë se karriera e tyre është pranë fundit dhe kryesia e Bajernit të Mynihut duhet të mendoj, që tani, që ta vazhdojë “jetën” pa këta futbollistë holandez dhe francez. “Te Bajerni, gjithnjë, mendojnë për të ardhmen, por Riberi dhe Robeni nuk do të mund të zëvendësohen lehtë, pasi ata janë lojtarë të një klasi të lartë, të një niveli mbi të tjerët”, vuri në dukje ish-trajneri i bavarezëve Hitcfeld që e njeh mirë situatën në këtë klub mynihas, pasi, gjatë karrierës së tij si trajner, ai e ka drejtuar me sukses Bajernin, duke fituar Ligën e Kampioneve, pesë tituj kampioni Bundeslige në Gjermani dhe tre Kupa të këtij vendi.
Sfidanti.al