Dmitri Paje refuzon që të luajë më me Uest Hemin dhe, ka shumë mundësi, që ai, gjatë këtij muaji, të largohet nga ky klub i Premier Ligës me drejtim për në Marsejë, nga ku ai, në fakt, edhe erdhi në Londër, një vit e gjysmë më parë. Kundërshtimi i tij që të luajë me Uest Hemin i ka zemëruar mjaft tifozët e këtij ekipi, ndërkohë që, dje, mediiumet sportivë anglezë publikuan një deklaratë mjaft interesante të këtij futbollisti të përfaqësueses franceze.
“Le të ma presin majën e penisit, në rast se unë do të luaj përsëri me Uest Hemin. Nëse nuk do të më shesin, unë do t’i dëmtoj vetë ligamentet e mia”, deklaroi Paje. Në rast se e ka bërë me të vërtetë këtë deklaratë, ai me siguri që do t’i zemërojë edhe më shumë tifozët e klubit që edhe kështu nuk e duan më atë. Paje, gjatë këtij sezoni, ka luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar gjithsej dy gola.
Sfidanti.al