10 rregullat e reja që do ta ndryshojnë futbollin:  s’do të ketë më penallti, ofsajte  

Drejtori teknik i Federatës Botëerore të Futbollit, Marko Van Basten, deklaroi se ka ardhur koha që numri i madh i ndeshjeve të kufizohet, e shumta, deri në 60 në vit, ndërsa midis rregullave të reja propozoi edhe suprimimin e shtesave, penalltive, ofsajdeve… Ish-futbollisti i Milanit dhe i Ajaksit e shfrytëzoi funksionin e tij në FIFA që të propozoi një serë ndryshimesh, duke ngjallur diskutime dhe debate të ndezura.

“Kam biseduar më shumë trajnerë dhe lojtarë. Ne duhet të promovojmë cilësinë, në vend të sasisë. Sot, po luhet shumë futboll, kështu që ne duhet t’i mbrojmë lojtarët. Madje edhe në qershor, kur zhvillohen konkurrimet më të rëndësishëm, futbollistët nuk mund të japin maksimumin e tyre. Kam mendimin se 75 ndeshje në vit janë shumë, mendoj se ne duhet të ndalojmë te shifrat 55 ose 60”, vë në dukje Van Basteni. FIFA e ka zgjeruar pjesëmarrjen e ekipeve per në një Botëror nga 32 në 48, me pretendimin se ky zgjerim nuk do t’i lodhë futbollistët, por se klubet duhet të gjejnë mënyrat që ta pakësojnë numrin e ndeshjeve, para së gjithashtu, ato miqësore.

“Gjithçka bëhet për para, por ne duhet të mendojmë edhe për futbollistët dhe jo vetëm për paratë”, thotë ish-“holandezi flturues”. Në disa vende, si në Angli dhe Francë, zhvillohet nga dy konkurrime kupash dhe ka propozime që të ndërpriten disa nga këto kupa. Marko van Basteni propozon edhe heqjen dorë nga shtesat dhe penalltitë, ndërkohë që një propozim intersant është edhe ai sesi duhet të ekzekutohen penalltitë. “Ka raste, kur lojtarit i duhet që të vrapojë bashkë me topin deri në 25 metra dhe, më pas, të përpiqet që të kalojë edhe portierin ose ta godasë topin, sa më parë, drejt portës. Dhe këtë ai duhet ta bëjë brenda tetë sekondave. Në këtë rast, fjala më shumë është për mjeshtri dhe më pak për fakt”, thotë ai. Por, Van Basteni nuk ndalon këtu, pasi ai propozon edhe heqjen e ofsajdeve, pasi mendon se, kështu, futbolli do të bëhet edhe më i bukur dhe më tërheqës. “Kam mendimin se është interesante të shohësh një futboll pas ofsajde. Futbolli, sot, ngjason më shumë me hendbollin, me 9 ose 10 lojtarë para portës”, vë në dukje Van Basteni, duke bërë edhe propozimin që vetëm një lojtar, konkretisht, kapiteni i ekipit, të ketë të drejën që të flasë me gjyqtarin dhe që, në vend të kartoneve të verdhë, të aplikohet nxjerrja jashtë e përkoshme, me një minutazh përcaktuar, të lojtarëve që bëjnë faulle.

Sfidanti.al