Gatuzo ka besim tek shqiptarët, tre në fushë në fitore

Rei Manaj e humbi një shans të artë që në ndeshjen e tij të parë me fanelën e re, por gjithsesi përfundimi ishte pozitiv. Duket se “kolonia” e shqiptarëve ka gjetur njeriun e duhur në skuadrën e duhur, pasi në stolin e Pizës ndodhet Xhenaro Gatuzo. Trajneri me karakter të fortë nuk ngurroi t’i kishte të tre lojtarët shqiptarë në fushë, në fitoren ndaj Ternanës. Përfundoi 1-0, ndërsa Samir Ujkani në portë dhe Rei Manaj në sulm ishin titullarë.

Në pjesën e dytë hyri edhe sulmuesi tjetër, Edgar Çani. Notat pas ndeshjes ishin të mira, por sidomos për Ujkanin (7.5) që bëri pritje të mëdha. Manaj u vlerësua për lojën pa top, por jo për penalltinë e humbur në 88’, që do ta kishte ngritur rezultatin në 2-0. Sulmuesi i kombëtares mori notën 6, po aq sa Çani.

Sfidanti.al