Cili nga nga talentet më mbresëlënës të Kombëtares është lojtari më i eksperimentuar nga trajnerët? Këtë radhë pyetja nuk është me spec, sepse emri i Odise Roshit të vjen në mend i pari dhe me trajner Edi Rejën, sulmuesi është zhytur edhe më thellë në mega-epruvetën kuqezi. Nëse do ta pyesnim Odise Roshin se cila vuajtje është më e durueshme : kur nuk grumbullohet fare apo kur e shtrëngojnë të luajë mbrojtësi i djathtë, futbollisti do të preferonte..të mos ishte. Siç ka ndodhur këtë herë me listën e futbollistëve që janë thirrur për ndeshjen me Anglinë…
Të jesh apo të mos jesh? Qënka më mirë..edhe të mos jesh! Askush nuk e harron atë ditë zullumi ( ishalla e ka bërë me kokën e vet) per trajnerin Reja, që e damkosi si mbrojtës të djathtë, për t’i “dhuruar” fajësine e golit të pësuar tamam nga ana e tij. Odise Roshi nuk është preferuar në listën e Kombëtares kundër Anglisë edhe për një arsye italiane…sepse profesor Reja i ka shpallur garë, në distancë kohore, ish-trajnerit rekordmen të Kombëtares, Xhani De Biazin, për të tejmbushur listat e Kombëtares me “talente” të reja në çdo ndeshje.
Fakti që Roshi harrohet apo shpërfillet shpesh nga trajneri Italian, që erdhi me nofkën reklamuese se ka peshën e përvojës së “mbi 1000 ndeshjeve në Serinë A”, vërteton teorinë jokonspirative se duhet edhe një talent tjetër, ndryshe nga ai i Roshit, për të merituar emrin në listë. Pale kur flitet për ndeshjen me Anglinë! Na duket Kombëtarja si një Parti më shumë, që nga ethet për “zgjedhje të senatorëve ” , nuk mjafton as nata për të kopsitur emrat që quhen talente ..në një ekip pa talent!
Sfidanti.al