Tottenham, probleme për shkarkimin e Mourinhos; mund t’i kushtojë 40 mln Euro

Humbja e Tottenham në Europa League ku pa që Dinamo Zagreb përmbysi fitoren e londinezëve 2-0 duke fituar 3-0 në Kroaci e bëri Jose Mourinhon kandidatin kryesor për të qenë trajneri i radhës që shkarkohet në futbollin anglez. Por në këtë pikë, londinezët do ta kenë të vështirë për faktin se portugezi ka edhe 2 vjet kontratë dhe se  në rast shkarkimi përpara mbylljes së kontratës klubi londinez do të duhet t’i paguajë një shumë të majme si dëmshpërblim.

Tottenhami pranoi t’i japë një pagë të majme Mourinhos në momentin kur ai zëvendësoi Mauricio Pochettino; 19 milionë Paund në sezon dhe është një ndër trajnerët më të paguar të Premier League bashkë me Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Ashtu sic ndodhi edhe me Manchester United dhe më parë edhe me Chelsea, Tottenham nuk përfshiu asnjë klauzolë në lidhje me një shkarkim të Mourinhos  dhe kjo do të thotë se dëmshpërblimi për Mourinhon në rast largimi të tij para mbylljes së kontratës do të jetë rreth 40 milionë Euro.

Ajo që mund të shpëtojë Mourinhon në këtë sezon është finalja e Kupës së Ligës, me Tottenhamin që ka mundësinë për të fituar trofeun e parë që nga viti 2008, problemi është se Mourinho në këtë finale që do të luhet në 24 prill, përballë do të ketë ‘macen e zezë’ të tij, Pep Guardiola dhe Manchester City

Sfidanti.al