Khabib Nurmagomedov nuk do të kthehet në oktagonin e UFC. Sportisti i arteve marciale u tërhoq në tetor të vitit 2020 pasi mundi ndaj amerikanit Justin Gaethje në një duel që e mbylli pas raundit të dytë. Që nga ai moment u spekulua shumë për mundësinë e kthimit të tij dhe vëtë Khabib i ndezi këto zëra përpara duelit mes Conor McGregor dhe Poirier.
Por tani presidenti i UFC, Dana White në një postim të tij në rrjetin social Twitter konfirmoi se Khabib Nurmagomediov është tërhequr zyrtarisht. ’29-0, mbyllet me kaq.U tërhoq zyrtarish. Ishte e pabesueshme të të shihje të punoje @TeamKhabib. Faleminderit për gjithcka dhe shijo atë që do të vijë, miku im’-shkruante në postimin e tij, Dana White
Nga ana e tij edhe vetë Khabib falenderoi Dana White dhe ekipin e UFC për mundësinë që i dhanë të vërë veten në provë, ndërkohë që dha edhe një mesazh për tifozët e tij teksa u kërkoi që ta kuptojnë dhe të pranojnë vendimin e tij.
Sfidanti.al