Reali i Madridit do të luajë një pjesë të mirë të sezonit në javën e dytë të muajit prill edhe pse në këtë pikë varet sesi do të jetë i pozicionuar në klasifikimin e La Ligas në fillim të muajit prill. Aktualisht, Real Madrid është në vendin e tretë me 6 pikë larg Atleticos, ndërsa këtë të shtunë Los Blancos lujajnë me Celta Vigon, ndërsa në 3 prill do të përballen me Eibar. Edhe rezultatet në këto dy ndeshje mund të jenë vendimtare
Më pas do të jetë një javë frenetike për skuadrën e Zidane mes La Liga dhe Ligës së Kampioneve. Ndeshjen e parë cerekfinale me Liverpoolin Reali i Madridit do ta luajë në 6 prill. Reali do të jetë vendi pritës, por ende nuk është e sigurt se sfida me Liverpool do të luhet në Spanjë. Por pak ditë më vonë, në 10 prill, Reali i Madridit do të luajë El Clasicon me Barcelonën, ku mund të luajë shanset e fundit për titullin kampion. Pas El Clasicos, Reali do të luajë ndeshjen e kthimit me Liverpool në 14 prill.
Sfidanti.al