Një kontratë e përjetshme, e vlefshme edhe pasi të ketë lënë futbollin e luajtur dhe blerje rë rëndësishme për t’u kthyer protagonistë në Evropë. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po përgatit planin për të bindur Lionel Messin, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në qershor të këtij viti, për të qëndruar në Katalonjë.
Sipas ‘El Confidencial’, Laporta do t’i ofrojë Messit një kontratë të përjetshme me argjentinasin që mund të vijojë karrierën e Abidal si ambasador i klubit, në këmnbim të një reduktimit të pagës së tij me rreth 30% duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike të klubit. Te Barcelona i kanë idetë e qarta dhe duan të ndërtojnë të ardhmen rreth Messit. Për këtë arsye po planifikohet edhe një fushatë blerjesh në lartësinë e pritshmërive të Messit e tifozëve. Emrat që po qarkullojnë janë ata të Haaland, yllit të Borussia Dortmund dhe Agueros, kontrata e të cilit me Manchester City skadon këtë verë.
Sfidanti.al