Pioli dhe Ibra: Milani nuk e meritoi që të eleminohej

Mungoi ndoshta përvoja, apo edhe fati, por përfundimi ishte largim. Milani nuk është më në Europë, në atë që mund të quhet “shtëpia e tij”, por trajneri Stefano Pioli dhe lideri Zllatan Ibrahimoviç, shohin menjëherë përtej. “Nuk meritonim që të largoheshim, – tha suedezi, – por, i tillë është futbolli. Duhet të mësojmë nga dështimet, dhe nuk dua të flas për mungesat. Duhet të jemi më të fortë, synimi im është të fitojmë titullin, ndonëse objektivi minimal është kualifikimi për në Champions. Për të ardhmen time nuk dua të flas tani”.

“U eleminuam për gabimet tona më shumë sesa për meritën e Junajtidit, – tha Pioli, – nuk merituam eleminimin. Të paktën një gol duhej ta kishim shënuar. Vlerësimet më bëjnë të lumtur, pasi Junajtidi është ekip i madh, mundi PSG-në në Champions dhe Sitin në kampionat. Le të përqëndrohemi te kampionati”.

Sfidanti.al