Leclerc frenon optimizimin e Ferrarit: Nuk besoj se do të luftojmë për titullin

Numërimi mbrapsht për Cmimin e Madh të Bahreinit që ngre siparin e Botërorit të Formula 1 vijon dhe të dhënat nga testet e fundjavës së kaluar te Ferrari janë konsideruar të kënaqshme, por jo aq sa të bindin Charles Leclerc të ndryshojë opinion për atë që Ferrari dhe tifozët e tij presin nga Botërori i ri i Formula 1. Kjo është ajo që ka lënë të kuptojë piloti nga Monaco në një intervistë për CodeSport sigurisht duke parë pak edhe nga garazhi i rivalëve

‘Nuk ishte e lehtë të bëje të gjithë punën në vetëm 3 ditë teste-tha Leclerc-por ishte një situatë e njëjtë për të gjithë dhe mendoj se shfrytëzuam në mënyrën  më të mirë cdo orë. Përshkuam shumë kilometra duke u përpjekur të përgatitemi sa më mirë. Është ende shpejt  për të folur për paraqitjet e SF21’

Leclerc, i renditur në vendin e 13 në testet e Sakhirit,  ka shfaqur dyshimet e tij në lidhje me shanset e Ferrarit të ri që të tentojë titullin me të dhe Carlos Sainz

‘Duhet të jemi realistë, nuk besoj se do të luftojmë për kampionatin-shtoi Leclerc-rregullorja teknike na pengon të bëjmë atë që duam në makinë, kështu që SF21 nuk është një revolucion, por një evoluim i SF1000. Nuk presim mrekulli. Makina aktuale drejtohet dhe administrohet më mirë. Kam përshtypjen se Red Bull kreu teste shumë të mira, do të jetë një rival i fortë për Mercedes këtë vit. Edhe McLaren ishte vërtet impresionues’.

Sfidanti.al