Doni Haaland? Derdhni në arkat e Dortmundit 150 milionë Euro, ky është cmimi

Të gjithë janë të cmendur pas Erling Haaland. Talenti norvegjez po shkëlqen dhe kjo ka bërë që klubet më të rëndësishme evropiane të nisin paraprakisht një garë për të. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Borussia Dortmund që të sigurojë sa më shumë të ardhura nga shitja e kartonit të tij me futbollistin që ka një kontratë me klubin gjerman deri në 2022 me klauzolë 75 milionë Euro.

Për këtë arsye sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ Borussia Dortmund ka vendosur një cmim për talentin 20 vjecar; kush dëshiron të blejë futbollistin duhet të paguajë 150 milionë Euro duke qenë se klubi ka të drejtë t’ia rinovojë në mënyrë të njëanshme kontratën Haaland deri në vitin 2024.

E përditshmja e njohur gjermane thekson se janë 6 klube në garë për të siguruar shërbimin e Haaland; Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool. Në rastin e Barcelonës, Laporta që të mërkuren do të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të klubit do të përdorë kartën Mino Raiola, që është agjenti i futbollistit për të sjellë në Camp Nou norvegjezin.

Sfidanti.al