Hamiltoni: I lumtur që “kafsha e ndryshuar” Red Bull po na sfidon

U bënë disa vjet që ai fiton, por shpesh analistët thonë se makina superiore Mercedes e ka ndihmuar, ndaj edhe Ljuis Hamiltoni dëshiron që kjo të ndryshojë. Edhe pse i rrezikohet dominimi në Formula 1 sërish kampioni i botës pikërisht për këtë arsye e ka mirëpritur një rivalitet të ri që po vjen nga Red Bulli. Makinat e skuadrës austriake u dukën të forta në testimet e para për sezonin e ri, ndërsa vetë Hamilton pati disa vështirësi.

“Më bën përshtypje të madhe shpejtësia e madhe e disa skuadrave të tjera, – tha anglezi 35-vjeçar, – mendoj se sidomos Red Bulli po shfaqet shumë i fortë. Edhe Meklareni ka bërë kthesë, dhe po ashtu Renoja (Alpini). Jam i emocionuar sepse kënaqësia në gara do të jetë më e madhe”. Mercedesi ka fituar 7 titujt e fundit për pilotë dhe për makina, ndërsa Hamilton synon titullin e 8-të rekord, një më shumë se Mikael Shumaher. Mercedesi pati probleme në kutinë e marsheve, ndërsa bëri më pak xhiro sesa rivalët. Red Bulli ka si pilot kryesor Maks Verstapenin, por edhe piloti tjetër, meksikani Perez është njeri me përvojë, që fitoi vjet në Brahrein.

Sfidanti.al