Francë, Le Graët konfirmohet si president i Federatës së Futbollit

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët u rizgjodh në postin e tij pavarësisht kundërshtimeve të aktivistëve antiracist që e përshkruajnë si një njeri jashtë bote. 79 vjecari Le Graet fitoi bindshëm dy kandidatët e tjetë, Frederic Thiriez dhe Michel Moulin me 73% të votave.

Le Graet është president i Federatës Franceze të Futbollit që nga viti 2011 dhe ishte favorite kryesor për të fituar falë edhe mbështetjes së presidentit të Lyonit Jean Michel Aulas dhe ai i Strasbourg, Marc Keller. Aktivistët antiracist e kanë kritikuar Le Graet se nuk i ka marrë seriozisht problemet në sport duke e minimizuar një incident të ndodhur në shtator kur Neymar tha se u ofendua nga kundërshtari i tij me fraza raciste.

Sfidanti.al