Me siguri që emri më i dashur në “Santiago Bernabeu” dhe në “Kamp Nou” mbrëmjen vonë të së shtunës ka qenë ai David Soria. Portieri 27-vjeçar u bë hero për Getafen duke ndaluar Atletikon e Madridit në barazim 0-0 në La Liga. Ky rezultat bëri që Reali të jetë tani vetëm 6 pikë larg vendit të parë të kampionatit, ndërsa Barcelona mund ta zbresë diferencën në 4 nëse fiton të hënën ndaj Hueskës.
Soria bëri pritje edhe vetëm për vetëm duke mos lënë Luis Suarezin me shokë që të shënonin, e duke rihapur në një farë mënyrë La Ligën. Një kënaqësi e merituar për gjigandin prej 1.92 metrash që vuajti disa vjet aq sa mendoi ta linte futbollin në 2013 kur ishte vëtëm 19 vjeç. Gjithsesi, ai nisi të ngjiste shkallët e karrierës tek Sevilja derisa Getafe pati interes për ta marrë. Sot ai u bë hero jo vetëm në komunitetin madrilen të Getafes, por edhe tek Reali e Barcelona.
Sfidanti.al