Formula 1, prezantohet Ferrari, në fundjavë pagëzimi i SF21

Ashtu sic ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë Ferrari prezantoi makinën e re SF21 me të cilën Kokëkuqja italiane do të kërkojë të harrojë Botërorin e 2020 ishte shumë i dobët për të. Njëvendëshja e re e Maranellos, ashtu sikurse edhe rivalet direkte të saj është një zhvillim i asaj që mori pjesë pa sukses në kampionatin e vitit të kaluar për shkak të lënies pezull të rregullores së re teknike

Që nga dita e premte, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz Jr do të nisin punën me makinat e tyre në testet e vetme parasezonale që do të zhvillohen në pistën e Sakhirit në Bahrein, ku do të nisë këtë vit Botërori i Formula 1 në 28 mars. Misioni i Kokëkuqes është përmirësimi i vendit të gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë në vendin e kaluar dhe në përgjithësi për të ringjallur Ferrarin

Ndrtyshimet e para te Ferrari ka të bëjë me telajon e makinës SF21 ku ka pak ngjyrë të gjelbër, ndërkohë që ka një gradualitet të nuancës së kuqerremtë  të makinës.

Sfidanti.al