Juventus, Nevded humbet toruan në përfundim të sfidës me Porton

Eliminimi i Juventusit në Ligën e Kampioneve nga Porto nuk u gëlltit dot nga Pavel Nedved i cili shfryu të gjithë zemërimin e tij pas fërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes tek një reklamë në anë të fushës në Allianz Stadium.

Ishte një shkelm zemërimi sepse edhe njëherë, Juventus i tha lamtumirën përpara kohe kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube. Nuk vonoi shumë dhe Nedved u bë shënjestër e rrjeteve sociale pasi nuk është hera e parë që ai shfaq reagime të tilla.

Sfidanti.al