Për të parandaluar një përhapje të mëtejshme të coronavirusit, qeveria japoneze ka vendosur që të përjashtojë spektatorët e huaj nga Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios që do të zhvillohen këtë verë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze e lajmeve Kyodo Neës që citon burime që janë në dijeni të dosjes, ndërkohë që vendimi final do të komunikohet në fund të muajit në mbledhjen që do të zhvillohet mes IOC dhe organizatorëve të Lojërave Olimpike.
Sipas këtij burimi, qeveria japoneze mendon se pritja e spektatorëve të huaj do të rriste rrezikun e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19 që kanë shkaktuar edhe rritjen e numrit të të prekurve. Por pavarësisht mbylljes së kufijve, Japonia po has shumë vështirësi në numrin e të infektuarve nga coronavirusit që arritën pikun në fillim të vitit teksa në vend regjistroheshin mesatarisht 2500 raste në ditë
Vendimi për tëe mos pranuar spektatorë të huaj, ggjithsesi do të duhet të bëjë llogaritë me rishikimin në ulje të të ardhurave më të mëdha të parashikuara nga prania e vizituesve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit, shtyrja me 1 vit e Tokyo 2020 iu ka kushtuar organizatorëve 12.7 miliardë Euro me Komitetin Organizativ që synonte të arkëtonte 90 miliardë Jenë nga shitjet e biletave në impiantet e eventeve sportive në ditën e tyre
Lojërat Olimpike janë programuar të zhvillohen në 23 korrik-8 gusht, ndërsa Paralimpiket në 24 gusht-5 shtator.
Sfidanti.al