PSG, Mbappe nuk e ka me ngut rinovimin, por parizienët vazhdojnë të ëndërrojnë Messin

Sipas ‘L’Equipe’, Kylian Mbappe nuk e ka aspak me ngut rinovimin me Paris Saint Germainin edhe pse para pak kohësh Leonardo tha se kjo zgjatje e kontratës  së futbollistit me datë skadence qershorin e 2022, është shumë pranë. Mbappe po fiton kohë, ndërkohë që PSG i ka propozuar një kontratë 4 vjecare me pagë që është shumë larg shifrës së pretenduar nga sulmuesi prej 35 milionë Eurosh. Por jo vetëm kaq, po sipas ‘L’Equipe’, klubi që dëshiron të marrë Mbappenë do të duhet që të paguajë 200 milionë Euro për kartonin e tij, 20 milionë Euro më shumë se shifra e paguar nga Paris Saint Germaini në 2017 kur e mori futbollistin nga Monaco

Por Paris Saint Germain punon edhe në fronte të tjera dhe vazhdon të ëndërrojë për Lionel Messin. Argjentinasi duket se ka ende shumë dëshirë të ndërrojë ambient, pavarësisht fjalëve të presidentit të ri të Barcelonës Laporta që shprehu bindjen se ylli argjentinas do të qëndrojë te klubi blaugrana.  Nëse nuk do të jetë e mundur sjellja e Messit në Francë, Paris Saint Germain ka gjetur alternativën e tij, Cristiano Ronaldo të cilin ka mundësi që Juventus ta lejojë të largohet në fund të sezonit pasi e ka të pamundur të përballojë pagën e tij.

Sfidanti.al