Man.United, Maguire është i karikuar: Milan, skuadër e madhe, sfidë emocionuese

Harry Maguire është shumë i karikuar në prag të ndeshjes së 1/8 të finaleve të Europa League mes Manchester United dhe Milanit me kapitenin e Djajve të Kuq që e konsideron këtë përballje si emocionuese.

‘Kur isha fëmijë ndiqja gjithnjë Milanin që është një skuadër e madhe-tha Maguire-San Siro është një stadium legjendar dhe kur mësuam që shorti na ra me Milanin u gëzuam shumë. Do të jetë një sfidë e vështirë dhe emocionuese’

Maguire foli edhe për formën që po kalon Manchester United në këtë fazë të sezonit

‘Jemi përmirësuar ndjeshëm-shtoi Maguire-erdha te Manchester United përpara 2 vitesh dhe askush nuk mendonte se do të ishim mes 4 më të mirave, por ia dolëm mbanë. Më pas nisi sezoni i ri dhe sërish njerëzit mendojnë se nuk do jemi mes 4 më të mirëve, por e sheh veten në vendin e dytë dhe këtë radhë thonë: Manchester United është i dyti, duhet të luftojë për vendin e parë. Gjithnjë kështu ndodh, është cështje pretendimesh’.

Sfidanti.al