Gjykata e Apelit të Milanos bëri të ditur motivet e dënimit me 9 vjet burg të konfirmuar edhe në muajin dhjetor për Robinhon dhe mikun e tij Ricardo Falco për dhunë seksuale ndaj një vajze në vitin 2013. Futbollisti që në atë periudhë ishte pjesë e Milanit dhe bashkëpunëtorët e tij shfaqën përcmim për viktimën që u poshtërua brutalisht. Për më tepër, ky grup tentoi të devijojë hetimet duke iu ofruar hetuesve një version faktesh false dhe për të cilat ishte arritur një pakt paraprakisht.
Gjykata e pranoi kërkesën e zv/prokurorit të Milanos, Cuno Tarfusser për konfirmimin e dënimit për fajtorët. Sipas hetimebe, Robinho dhe 4 bashkëpunëtorët e tij mbrëmjen e 22 janarit 2013 kur ndodhi ngjarja rezultuan të pakapshëm. Ata i dhanë vajzës për të pirë deri në atë pikë sa ajo u bë e pandërgjegjshme për ta përdhunuae më pas në një gardarobë në një lokal nate në Milano ku vajza ishte për të festuar ditëlindjen e saj. Akuza u konfirmua edhe nga seksioni i parë penal i apelit. Robinho që nuk u arrestua kurrë për këtë cështje, është në Brazil në pritje të vendimit përfundimtar.
Sfidanti.al