Piatek dhe largimi nga Milan: U largova se erdhi Ibrahimovic.

Krysztof Piatek flet për largimin e tij nga Milani dhe arsyet që cuan në këtë lëvizje dhe këtë e tregon në një intervistë për të përditshmen polake ‘Prawda Futbolu’.

‘Motivi i largimit tim nga Milani ishte ardhja e Ibrahimovic-tha Piatek-nuk arrija dot të imagjinoja veten të ulur në stol për 5-6 ndeshje radhazi. Kur Ibrahimovic e nis ndeshjen nga fillimi nuk del më përvec rasteve kur pëson ndonjë dëmtim. Në ndeshjet e para pas ardhjes së tij nuk kam luajtur asnjë minutë’.

Sfidanti.al