Gjykatësi Sportiv në Serinë A italiane vë në shënjestër pankinat teksa ndëshkon disa trajnerë. Në fakt janë skualifikuar me 1 ndeshje Antonio Conte që në përballjen ndaj Atalantës shkoi në 5 kartona të verdhe dhe Serse Cosmi I Crotones pasi tha një frazë blasfemie në pushimin e ndeshjes me Torinon.
Ndërkaq u dënua me 2 ndeshje pezullim trajneri I Parmës Roberto D’Aversa për përdorim të frazave fyese në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes në fundin e ndeshjes me Fiorentinën. Por furia e Mastrandrea ra edhe mbi bashkëpunëtorët teknikë; Pedro Moreira i Romës u dënua me 1 ndeshje pezullim për kontenstim të fortë të vendimit arbitrar, ndërsa Paolo Bertelli I Juventus u dënua me një gjobë 2000 Euro për protesta të kryera pa respekt në drejtim të bashkëpunëtorëve të Prokurorisë Federale gjatë ndeshjen me Lazion
Sfidanti.al