Barcelona do të luajë ndaj Paris Saint Germainit këtë të mërkurë në Parkun e Princave sfidën e kthimit të Ligës së kampioneve me katalanasit që shkojnë me një humbje të rëndë mbi supe; 4-1 të pësuar në Camp Nou. Një rezultat ky shumë I vështirë për t’u përmbyusr, por kjo nuk e pengon trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman të ketë besim se skuadra e tij do të arrijë të bëjë mrekullinë.
‘Do të varet nga mënyra sesi do të nisim ndeshjen, nga energjia që do të shfaqim për të vendosur PSG në vështirësi-tha Koeman-gjithcka do të varer se sa efikasë do të jemi. Jemi një skuadër që krijon shumë raste. Nëse japim maksimumin, asgjë nuk është e pamundur’
Ndërkaq, Paris Saint Germaini do të duhet që të bëjë pa Neymar edhe në këtë ndeshje të dytë me Barcelonën. Vetë klubi parizien e bëri të ditur lajmin teksa publikoi buletinin mjekësor të brazilianit që javën e kaluar u kthye të stërvitet pjesërisht me skuadrën, por që do të vazhdojë punën individuale për riaftësimin e tij.
Sfidanti.al