Polemika në Spanjë, ‘luftë’ në rrjetet sociale mes Atletico e Real Madrid

Nuk shuhen polemikat pas derbit mes Atleticos dhe Real Madrid për vendimin e arbitrit Hernandez Hernandez për të mos akorduar një 11 metërsh në favor të Los Blancos për një prekje të topit me krah të Felipes në zonë. Arbitri i qëndroi vendimit të tij edhe pasi e pa rastin në monitorin e Sistemit VAR. por ditën pas ndeshjes, mendoi Atletico që të mbajë të ndezur këtë derbi të mbyllur 1-1 teksa në Twitter bëri postimin: ‘Kritikojnë edhe vendime të sakta. Disa janë mësuar të kenë gjithnjë erën në favor-lexohet në postimin e Atleticos’.

Një ditë më parë, Emilio Butragueno sulmoi ashpër vendimin e Hernandez Hernandez. ‘Është 11 metërsh, duket qartë që topi godet dorën’-ishin fjalët e Butraguenos.

Sfidanti.al