Antonio Kontes i pëlqejnë kështu lojtarët e tij, që të shënojnë, por edhe të ndihmojnë të tjerët me pasime, me vrapime dhe me mbështetje. E ka gjetur atë që donte tek Romelu Lukaku, jo më kot i kërkuar fuqimishëm nga trajneri i Interit derisa e mori. Lukaku ka shënuar 18 gola, por edhe ka shërbyer 7 asiste, duke pasur numrin 25 të golave ku ka marrë pjesë. Kjo e bën numrin 1 të Serisë A këtë sezon, ndërsa 13 javë para fundit ka barazuar arritjen personale të edicionit të kaluar (23 gola, 2 asistë). Për Interin janë edhe dy sulmuesit e tjerë në këtë version, Lautaro Martinez me 13 rrjeta e 5 asiste, si dhe Aleksis Sançez me 5 gola e 5 asiste.
Në ndjekje të Lukakut është Kristiano Ronaldo që ka 20 gola e 3 asiste, duke qenë vetëm 2 pikë prapa belgut. Në vend të tretë të podiumit nuk është Çiro Imobile si vjet, por Luis Muriel i Atalantës që ka 15 gola e 6 asiste. Gjithsesi, Imobile i Lacios i sezonit të kaluar vështirë të përsëritet, pasi sulmuesi i Italisë pasi 45 pjesëmarrje në realizim, me 36 gola e 9 asistë.
Sfidanti.al