Zaniolo, deklaratë dashurie për Chiara Nastin: Nëse ecën me personin e duhur…

Mes shëtitjeve në qendër të Romës e drekave romantike të shoqëruara me prezantimin e ‘vjehrrës’, cifti Nicolo Zaniolo-Chiara Nasti, është ndoshta më I përfoluri i momentit. Në Instagram, ata postojnë foto dhe stories  së bashku dhe një ditë më parë të dy postuan të njëjtën Story që nuk iu shpëtuan ndjekësve të tyre të shumët.

Talenti i Romës postoi një imazh me mesazhin: ‘ Nëse ecën me personin e duhur, cdo rrugë të con drejt lumturisë’ dhe përgjigjja e të dashurës së tij ishre e menjëhershme: ‘Jam 101% e dashuruar me ty’-shkruante influencerja që ka rreth 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Sfidanti.al