Konte shtyn mënjanë Porton: Tani për ne ekziston vetëm Lacio!

Kërkohet një vazhdimësi nga ekipi i tij tepër i stresuar, gjithnjë në garë për tituj, por asnjëherë pranë. Andrea Pirlo e ka si minë me sahat çdo ndeshje të Juventusit, dhe ja ku vjen një “fushë e minuar”, Lacio. Ndeshja e Serisë A vjen pak ditë para sfidës vendimtare ndaj Portos në Champions, dhe natyrshëm që mund të ketë shpërqëndrim, si dhe përpjekje për të llogaritur energjitë. Trajneri nuk dëshiron që për momentin të mendohet gjë tjetër.

“Nuk ka përparësi për ne, – thotë ai, – as në Champions dhe as në Serinë A. Do të luajmë për gjithçka për sa kohë që të kemi shpresë. Do të thotë se tani ekziston vetëm Lacio, Porto vjen më vonë. Nëse të tjerët nuk gabojnë dhe fitojnë, do t’i përgëzojmë, por kjo do të ndodhë në fund. Të gjitha forcat janë për Lacion”. Juventusi ka një diferencë jo të vogël me Interin që kryeson kampionatin dhe që duket se nuk bën asnjë gabim.

Problem më vete dëmtimet, sidomos në mesfushë. Mungesa edhe e Betankurit e bën më akut shqetësimin. Artur nuk luan, De Ligt po ashtu nuk është stërvitur dhe nuk dihet nëse do të jetë gati. Shpresa është për të rikuperuar Kuadradon dhe Bonuçin, ndonëse nuk do të jetë e lehtë. Morata është pak më mirë, por jo në 100 për qind. Dibala mungon sërish.

Sfidanti.al