Një gjë është e sigurt; udhëtimi i Ibrahimovic drejt Sanremos në mbrëmjen e së enjtes ka bërë shumë zhurmë dhe shkaktoi reagime të ndryshme; për disa ishte një bëmë e rrezikshme dhe e pavend, për të tjerët një mënyrë e zgjuar për të zgjidhur një problem. Por atëqë ndodhi e tregoi edhe vetë motociklisti që shoqëroi sulmuesin e Milanit në Ariston. Pak më vonë ishte vetë Zlatan Ibrahimovic që tregoi aventurën e tij me një qetësi të jashtëzakonshme
‘Dukej si film dhe mendova se askush nuk do të më besonte, për këtë arsye desha të bëj videon-shpjegoi Ibrahimovic në konferencë për shtyp-por historia është ajo që tregova në skenë. Dhe të mendosh se u nisa nga Milanello para kohe. Pas 3 orësh në radhë, ndalova një motociklist sepse nuk mund të prisja më, Amadeus pa mua nuk do t’ia dilte. Mora rrezik përsipër? Ndoshta, por nuk kam frikë të rrezikoj dhe nuk mund të bëja gjë tjetër për të arritur në kohë. Vetëm 2 persona e panë skenën; shoferi dhe një mik. Më dhanë një gps për t’u lokalizuar në rast se motociklisti do të conte kushedi se ku’.
Ishte një tregim argëtues ai i suedezit që vijoi më tej. ‘Kuptova që motociklisti po drejtonte keq dhe I thashë se po të donte, mendoja unë kështu që ia hiqja përgjegjësitë-shtoi Ibra-por ai nuk deshi. Për fat të këq nuk mundëm dot të bënim asnjë foto në momentin kur mbërrita në Ariston, isha në stres të madh dhe ai me rrëfeu se nuk e kishte drejtuar kurrë motorin në autostradë. E sigurova duke i thënë se bëri një punë të mirë. Pastaj, për fat stafi I Festivalit u kujdes për mua, kisha edhe pak ftohtë. Më dhanë kohë që të merrja veten’.
Sfidanti.al