Prekjet e topit me dorë, ndryshon rregulli: nëse prekja është aksidentale, goli është i vlefshëm

‘Prekja e topit me dorë në mënyrë aksidentale në momentin e shënimit të golit ose nëse bëhet fjalë për rast goli nuk do të konsiderohet më faull’-këtë e sqaron IFAB, organizmi që vendos për modifikimet dhe risitë në rregullat e futbollit në nivel ndërkombëtar. Rregulli i ri vendos se prekja me dorë është faul nëse topi preket me dashje, psh duke lëvizur dorën apo krahun  drejt topit, nëse prekja është aksidentale goli është i vlefshëm

Vendimi i IFAB u mor si pasojë e polemikave të krijuara së fundmi. Duke parë se interpretimi i faullave për prekje të topit me dorë nuk ka qenë koherent për shkak të aplikimit të gabuar të rregullores, anëtarët e IFAB konfirmuan se cdo top i prekur me dorën e krahut të futbollistit është faull me arbitrar që do të duhet të bëjnë vlerësimet  e etyre për pozicionin e krahut në momentin kur topi goditet me dorë ose me krah. Rregulli i ri do të hyjë në fuqi në 1 korrik edhe pse IFAB pohoi se kompeticionet kanë fleksibilitetin për ta aplikuar edhe më shpejt.

Në të njëjtën kohë, IFAB miratoi rregullin për përdorimin e 5 zëvendësive gjatë Kupës së Botës së vitit 2022. Kalendari i ngjeshur për shkak të pandemisë i lejoi skuadrat në kompeticione të ndryshme që të përdorin dy zëvendësime më shumë. Aktualisht ky rregull është i vlefshëm deri në korrik të 2022 për kompeticionet e përfaqësueseve, por IFAB tha se do të mbetet në fazën e rishikimit

Sfidanti.al