Voznjacki nuk është e kënaqur nga ish-i dashuri Mekilroi

Është e dyta herë që mbetet e zhgënjyer nga i njëjti burrë. Karolinë Voznjacki, një nga bukuroshet e tenisit, nuk mundi të përmbahej këtë herë ndaj ish-të dashurit të saj, kampioni i golfit, Rori Mekilroi. Irlandezoveriori u shpreh së fundmi, se ndarja nga Karolina i ka bërë mirë, dhe se ai ka gjetur një dashuri të re, edhe më të madhe, të quajtur Erika Stol. Tenistja daneze, me origjinë polake, u ngacmua nga gazetarët dhe u përgjigj.

“Nuk e kuptoj se përse ai vazhdon ta përmendë historinë tonë, – tha ajo, – jam habitur, pasi kanë kaluar 3 vjet që atëherë. Mendoj se ai është i lumtur në jetë, ndaj nëse është i lumtur vërtet, ai duhet të ecë përpara dhe ta harrojë të kaluarën”. Voznjacki dhe Mekilroi ishin të lidhur nga 2011 deri në 2014, madje në janar ata vendosën të fejoheshin, por papritur Rori vendosi që të ndaheshin. “Problemi ishte i imi, – tha ai, më pas, – kur vendosëm të fejoheshim, kuptova se nuk isha gati”.

Habi e madhe vërtet me këta njerëz. Nga një anë quhen kampionë të mëdhenj dhe simbole të publikut, nga ana tjetër nuk arrijnë të kuptojnë se nuk janë gati për lidhje serioze, deri në momentin që lidhjet bëhen serioze. Mungesa e karakterit, nuk duket se është larg, në këtë lloj sjelljeje, apo jo?

Sfidanti.al