Mercedes zbulon ‘Shigjetat e Zeza’ të reja për Botërorin e Formula 1

Mercedes prezantoi këtë të martë makinën e re me të cilën do të garojnë Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Skuadra nga Stuttgarti do tq quhet sërish ‘Shigjetat e Zeza’, por këtë radhë në telajo ka edhe pjesë me ngjyrën tradicionale të saj, atë të argjendtë. Të gjithë sekretet e makinës Ë12 janë fshehura nën’veshjen’ dhe në mënyrë të vecantë në fundin e saj.

Në kofanon e makinës së re të Mercedes ndër të tjerat spikat edhe emri I kompanisë sponsoriuzuese INEOS, ndërsa numrat e dy pilotëve janë rrethuar me ngjyrë të kuqe. Makina e re W12 do të zbresë në pistë në 12-14 mars në Bahrein për provat parasezonale të kampionatit të Formula 1 që do të nisë në 28 mars pikërisht në Bahrein.

Përvec Hamilton e Bottas te skuadra e Mercedes janë edhe pilotët Stoffel Vandoorne e Nyck De Vries, dy pilotët zyrtarë të kësaj skuderie në Botërorin e Formula E që nisi fundjavën e kaluar në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al