Euro 2020, Boris Johnson ofron Anglinë: UEFA e di që jemi gati

Në fillim evropiani dhe më pas Botërori. Falë planit të vaksinimit që po procedon në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ofroi Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian të këtij viti përvec hedhjes së idesë për organizimin edhe të Botërorit të 2030 bashkë me Irlandën.

Sipas formatit aktual të Euro 2020 të UEFA,Wembley në Londër do të presë 2 gjysmëfinale në 6 e 7 korrik dhe finalen e 11 korrikut dhe Johnson  ftoi UEFA që të rikonsideroj shpërndarhen e ndeshjeve në kontinent për shkak të pandemisë dhe duke parë sesa shpejt u vaksinuan mbi 21 milionë persona në Britani

‘Jemi gati për të pritur cdo ndeshje-ishin fjalët e Boris Johnson për të përditshmen ‘The Sun’-jemi të vendosur të sjellim në shtëp futbollin në 2030. Mendoj se është vendi I duhur. Jemi shtëpia e futbollit dhe në 2030 do të jetë momenti i duhur. Do të ishte dicka fantastike për të gjithë vendin’.

Që nga fillimi i 2021, Britania është e mbyllur dhe masat kufiuzuese edhe pse më pak të ashpra do të mbeten në fuqi të paktën deri në mesin e muajit qershor. Pas kësaj, Johnson nëse të dhënat do ta lejojnë, do të bëjë të ditur rihapjen e impianteve sportive që do të lejojë kthimin e tifozëve në stadium pikërisht me rastin e Evropianit që sipas planit origjinal do të zhvillohet në 12 qytete të kontinentit.

Sfidanti.al