Organizatat Joqeveritare arabe, apel Hamiltonit: Bojkoto garën e Arabisë Saudite

Mbi 45 shoqata arebe në mbrojtje të të drejtave njerëzore i kërkuan Lewis Hamilton që të bojkotojë Cmimin e Madh të Arabisë Saudite në Jeddah në kampionatin e Formula 1 i parashikuar për t’u zhvilluar në 3-5 dhjetor. Në një letër dërguar pilotit 7 herë kampion të botës, këto shoqata përmendën një sërë argumentesh si lufta në Jemen, arrestimi i disa aktivistëve vendas dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Letra që iu dërgua Hamilton u firmos nga organizata joqeveritare si Code Pink, Americans for Democracy, Human Rights in Bahrain, Yemen Relief and Reconstruction Foundation, Freedom Forward e International Service for Human Rights.

Në letër, britanikut iu kërkua të reflektonte për pjesëmarrjen e apo jo ose të paktën të përdortë këtë garë si një vitrinë të rëndësishme dhe për të bërë një deklaratë për të drejtat njerëzore. ‘Tregove kurajo të madhe në luftën tënde-shkruhej ndër të tjerat në letrën e shoqatave duke iu referuar mbështetjes së Hamilton kundrejt lëvizjes ‘Black Lives Matter’ kundër racizmit-nëse piloti më i mirë i Formula 1 refuzon të garojë në Arabinë Saudite do te flitet shumë dhe mund të jetë një ndihmë e madhe për vendin që të bëjë më në fund ndrysjhime përsa u përket të drejtave njerëzore. Do të dërgonte mesazhin se bota nuk është e verbër ndaj synimit për të fshehur krimet e luftës dhe dhunimin e të drejtave njerëzore në vend’.

sfidanti.al