“Saga Ramos” po merr një kthesë për rinovim me Realin

Deri edhe 90 për qind e lexuesve të së përditshmes sportive të Katalonjës, “El Mundo Deportivo” janë të bindur se kapiteni nuk do të largohet nga Madridi. Pikërisht kjo gazetë shkruan se Ramosi dhe Reali janë më pranë se kurrë rinovimit të kontratës që përfundon këtë verë. Akordi mund të arrihet mbi një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon, ndonëse flitet për një ulje të përgjithshme të rrogave në “Bernabeu” me 10 për qind për shkak të humbjeve financiare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Rinovimi do të ishte me dy vjet, pra aq sa kërkon qendërmbrojtësi me afat deri në 2023 kur ai do të jetë 37 vjeç. Parashikohet që në atë kohë, Ramosi të heqë dorë nga futbolli profesionist. Një akord i tillë do të thotë se do të jetë më e vështirë për Realin që të marrë qendërmbrojtësin e Bajernit, David Alaba, ndonëse kjo mund të ndodhë nëse trajneri Zidan do të vendosë ta përdorë austriakun në rolin e mesfushorit.

Sfidanti.al