Guardiolës zbulon: Sekreti i Manchester City? Kemi shumë para për merkaton e transferimeve

Manchester City me fitoren ndaj Borussia Moenchengladbach në Ligën e Kampioneve, e coi në 19 numrin e fitoreve radhazi në këtë sezon. Me 10 pikë diferencë kundrejt United dhe Leicester, Citizens janë në rrugën e duhur për të rikthyer titullin kampion të premier League në Manchester dhe tani po mendojnë edhe për Ligën e kampioneve, objektivi i vërtetë i skuadrës në pronësi të Mansour

Për këtë arsye në vitin 2016, Manchester City zgjodhi Guardiolën për në pankinë, një trajner që e njeh mirë kompeticionin më të rëndësishëm për klube që e ka fituar si futbollist dhe si trajner. E për më tepër i akordoi fonde të jashtëzakonshme sic e tregojnë edhe të dhënat e CIES.

Dhe trajneri katalanas nuk bën asgjë për ta mohuar kur u pyet për sekretin e sukseseve të Manchester City. ‘Kemi shumë para për të blerë futbollistë të jashtëzakonshëm, kjo është e vërteta-tha Guardiola-pa lojtarë cilësore nuk do të ishte e mundur e gjithë kjo. Pastaj në aspektin njerëzor, skuadra është fantastike, të gjithë kanë raporte të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe luajnë cdo ndeshje duke menduar vetëm si ta fitojnë’.

Sfidanti.al