Nadal e Gjokoviç, a do të jenë më të fortë se dëmtimet në Melburn?!

Dy tenistët më të mirë të botës kanë pasur probleme fizike në Australian Open, ndonëse ia kanë dalë të kualifikohen në të tetat e finaleve. Pasi Novak Gjokoviçit iu deshën 5 sete të shtunën, Rafael Nadal e pati më të lehtë ndaj britanikut Kameron Norris duke triumfuar në vetëm 3 sete. Gjithsesi, dy yjet e tenisit planetar në 15 vitet e fundit, duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimet. Gjokoviç vuajti shumë ndaj amerikanit Tejlër Fric për shkak të dëmtimit në një muskul të barkut, dhe thuajse humbi, edhe pse po kryesonte 2-0 me sete. Ai kërkoi ndihmë mjekësore, humbi dy sete, por pastaj u gjallësua në të pestin.

Nadali e ka pasur më të hershëm dëmtimin në shpinë dhe ekzistonte shqetësimi nëse do të ishte në gjendje të mundte Norrisin, por ia doli. Në duelin mes dy mëngjarashëve, spanjolli fitoi me setet 7-5, 6-2 e 7-5, pra tregoi se nuk e pati të lehtë në setin e parë dhe të tretë. “Ndihem shumë më mirë sesa tani me shpinën”, – tha ai. Legjenda suedeze, Mats Vilander, thotë se Gjokoviç do ta ketë shumë të vështirë ndaj Millosh Raoniçit, duke theksuar se “jam shumë i shqetësuar për Novakun”.

Sfidanti.al