CR7, nga 500 milionë ndjekës socialë te kontrata me Juventusin!

Duhet ta themi që në fillim që në Itali ndihet mirë. Jo më kot vendi i kulturës është cilësuar si “vendi i bukur” (il bel paese) dhe ofron gjithçka, që nga vera e nxehtë plazhet e Mesdheut, Jonit, Adriatikut e Tirrenit, deri tek malet me borë të Alpeve të Europës. Kristiano Ronaldo ndoshta nuk ka qenë kurrë më i lumtur me jetën jashtë futbollit sesa në Torino, ndërsa afron koha për diskutimin për rinovimin (ose jo) të kontratës me Juventusin.

Mediat europiane shkruajnë se CR7-ta do të ndihmohet shumë në diskutimet për kontratën nga popullariteti i madh, pasi ka një numër të jashtëzakonshëm ndjekësisht në rrjetet sociale. Ronaldo ka 261 milionë ndjekës në Instagram, duke qenë faqja më e ndjekur në botë, e lënë pas vetëm nga faqja e vetë Instagramit. Kristiano ka 91 milionë ndjekës në Tuiter, duke qenë në vendin e 5-të në botë dhe i lënë pas vetëm nga Barak Obama, Xhastin Biber, Kejt Perri e Rihana. Në Fejsbuk, superylli portugez është në vendin e 3-të në total, por është individi më i ndjekur me gati 148 milionë njerëz, i lënë pas nga vetë Fejsbuku dhe nga kompania Samsung. Një milionë ndjekës ai i ka edhe në Jutjub (Youtube), ndonëse prej 4 vjetësh nuk është aspak aktiv.

E gjitha kjo mund ta ndihmojë në bisedimet me Juven, pasi imazhi i tij ndihmon klubin për të ardhurat financiare. Në 3 vjet me Ronaldon, kampionët e Italisë i kanë rritur të ardhurat vjetore me 15 për qind, që do të thotë 130 milionë euro. Juventusi ka interes ta shtyjë me një vit kontratën e tij, deri në 2023, por nuk dihet nëse do të mund të përballojë rrogën 31 milionë euro në vit.

Sfidanti.al