Neymar dhe mallkimi dëmtime; 4 javë jashtë fushave, nuk luan ndaj Barcelonës

Neymar nuk do të luajë ndaj Barcelonës në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve të Paris Saint Germainit e programuar për t’u zhvilluar në 16 shkurt në Camp Nou. Sulmuesi brazilian, la para kohe fushën e lojës në ndeshjen e Kupës së Francës mes Caen dhe PSG për shkak të një dëmtimi në aduktorin e majtë.

Në përfundim të ekzaminimeve të cilave iu nënshtrua futbollisti rezultoi se koha e riaftësimit të Neymar do të jetë rreth 4 javë që do të thotë se përvecse humbet sfidën e parë ndaj ish skuadrës së tij, braziliani rrezikon të humbasë edhe atë të kthimit në Paris e programuar për në 10 mars.

Sfidanti.al