Kreu i Federetatës Franceze, Le Graët është i qartë: Kombëtarja s’ka nevojë për Benzemanë

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët e tha qartë se përfaqësuesje transalpine nuk ka nevojë për Karium Benzema.

‘Blutë nuk kanë nevojë për Benzema-tha Le Graët në një intervistë të tij-por ai është një futbollist që më emocionon dhe unë argëtohem kur e shoh të luajë’

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë së futbollit francez shtoi gjithashtu se e përjashton mundësinë që Benzema të shkojë në Lojërat Olimpike të Tokios, sic tha agjenti i futbollisti Karim Djaziri.

‘Kjo nuk është cështje aktuale, ju e dini shumë mirë-tha Le Graët-ka kaluar kohë që nga momenti kur u shpallëm kampionë bote. Kam përshtypjen që nuk luajti, nuk më kujtohet. Po, luante? Nuk e di. Në moshën time nuk mban mend gjithcka. Një moment e ka bërë, por qëndroi 15 ndeshje pa shënuar për Francën. Thënë këtë, kur e shoh të luajë, me të vërtet argëtohem. Është një person që e vlerësoj, një lojtar që po ja kalon shumë mirë te Reali i Madridit. Nuk është më i njëjti futbollist, pati një sezon vërtet të shkëlqyer

sfidanti.al