Murinjo akuzoi gjyqtarin, por në Angli thonë se Totenhemi e meritoi humbjen me Çelsin

Kur ndeshja e Premier Ligës në “Uajt Hart Lejn” përfundoi, trajneri vendas iu afrua arbitrit dhe bisedoi gjatë me të. Më pas, ai foli për mediat dhe BBC citoi komentet e tij. Zhoze Murinjo, tepër i mërzitur pas humbjes së Totenhemit me Çelsin (0-1), deklaroi se “zoti Marriner është një gjyqtar shumë i mirë, unë kam mendim shumë pozitiv për të dhe kjo më ndihmon të them se gjykimi i tij këtë herë nuk më pëlqeu”. Totenhemi u mund në shtëpi pas një penalltie të fituar nga Timo Verner e të shënuar nga Zhorzhinjo, penallti për të cilën Murinjo thotë se nuk ishte.

Komenti i BBC-së ishte se skuadra e trajnerit portugez mori atë që meritoi në ndeshjen e Premier Ligës, për mënyrën sesi e luajti, sidomos duke qenë në pritje për 45 minutat e para. Pas pushimit, Totenhemi pati zotërim topi, por e kërcënoi vetëm një herë portierin e Çelsit, Eduar Mendi, ndërsa po ndjen mungesën e Harri Kejnit. Blutë e Londrës vazhdojnë të jenë të pamundur me trajnerin e ri, Tomas Tuhel, duke arritur dy fitore e një barazim e duke mos pësuar gol. “Ne e kontrolluam ndeshjen në pjesën e parë, – tha Tuheli, – pas pushimit e humbëm disi besimin sepse humbëm kontrollin e topit, por duhej të kishim qenë më të saktë para portës, një fitore e rëndësishme jashtë fushe, jam i lumtur”.

Sfidanti.al